Në Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera evropiane u rihapën kinematë, me 2 filma që u shfaqën premierë e që sollën arkëtimet më të larta që prej janarit të vitit 2020, kur bota ende nuk ishte izoluar nga Covid.
“Raya and the last dragon” është filmi që kryeson listën për nga arkëtimet, duke qëndruar për 13 javë rresht në pesëshen e filmave më të ndjekur, me 1.9 milionë dollarë. Jason Statham dhe filmi “Wrath of man” ra në vend të katërt, me 2 milionë dollarë për nga shitja e biletave. Pas 2 javëve në krye të listës, “Spiral” ra në vendin e tretë me arkëtime prej 2.3 milionë dollarësh.
“Cruella” u pozicionua në vend të dytë në shfaqjen e premierës me 21.3 milionë dollarë, me premierën më të mirë të Disney që kur kinematë u rihapën, transmeton ‘rtklive’.
Seria e dytë e filmit “A quiet place” duket se bëri shumë zhurmë gjate fundjavës, duke arkëtuar plot 48.4 milionë dollarë, e duke shënuar kështu një sukses të jashtëzakonshëm, për herë të parë, që nga nisja e pandemisë 1 vit e gjysmë më parë.