Muzetë e Vatikanit, që përfshijnë kapelën me famë botërore “Sistine Chapel”, do të rihapen më 1 qershor pas afro tre muajve të mbylljes të detyruar nga epidemia e koronavirusit.
“Vizitorët do të lejohen të kthehen me kushtin që të veshin një maskë, të respektojnë masat e distancimit social dhe të kontrollojnë temperaturën e trupit të tyre në hyrje”, thuhet në një deklaratë të Muzeve të Vatikanit.
Vizitorët do të duhet të prenotojnë paraprakisht, por tarifa normale e rezervimit prej 4 eurosh (4,3 dollarësh) mbi biletën standarde, prej 17 eurosh, nuk do të zbatohet.
Muzetë u mbyllën më 8 mars si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i cili në atë kohë ishte në kulmin e saj.
Gjithashtu nga 1 qershori, Vatikani do të rihapë rezidencën verore papale të Castel Gandolfos, rreth 30 kilometra në juglindje të Romës.