Rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar/ Jo 4 vjet, po mund të zgjat edhe më shumë

Ndërhyrja në Muzeun Historik Kombëtar duhet të ishte bërë edhe më herët. Ish-drejtori, Melsi Labi në një intervistë për Euronews, tha se punimet mund të zgjasin më tepër se afati i vendosur nga vetë ministria dhe drejtoria.

Rikonstruksioni i Muzeut historik Kombëtar do të kushtojë 26 milionë euro. Ndonëse për këtë ndërhyrje nevoja ishte imediate, shumë pikëpyetje fshihen pas vendimit për mbylljen e përkohshme të tij.

Kështu u shpreh Melsi Labi, ish-drejtor i Muzeut Kombëtar për Euronews Albania.

Transferimi i objekteve, artefakteve dhe shumë sendeve që na përfaqësojnë ne si identitet, mund edhe të ketë pasoja si dëmtim apo dhe humbje për aq kohë sa deri më tani asnjë ekspert i etnografisë apo studiues i muzeve nuk është kontaktuar.

Projekti i ri i muzeut ka 6 variante por deri më tani ende nuk kemi një zyrtar nga drejtuesit apo vetë ministria ndonëse paratë e rikontruksionit janë të taksapaguesve.

Nesër është dita e fundit kur një qytetar mund të vizitojë për herë të fundit Muzeun Historik Kombëtar me imazhin e 43 viteve që nga ndërtimi i tij. Pas marsit të 2028-ës mund të jetë i qasshëm, gjithmonë nëse puna ka përfunduar./ euronews

ObserverKult  


një poezi për gruan time Jam duke shkuar në dhomën time, e ndërkohë duke folur brënda meje me ty.

Lexo edhe:

DAVID MELTZER: NJË POEZI PËR GRUAN

Një poezi për gruan time, nga David Meltzer

Jam duke shkuar
në dhomën time, e ndërkohë duke folur brenda meje me ty.

E të ndjej kur zbret
shkallët, e jashtë porte
të ndjej kur harkohesh,
të ujitësh
lulet

Për të vërtetën,
mbi fletë njëmijë herë
shtyp të njëjtën fjalë, mbi
mi makinën e shkrimit
prej shqetësimit

se ti mund të hedhësh mbi
lulet ujë me tepri,
e pakëtaj merr udhën…
duke më njomur librat e mi.

Nëse nuk mundem
të flas me zë të lartë,
si mund të t’them
se nuk më bëhet
vonë për lulet?

si mund’ të t’them
se nuk më bëhet
vonë se lagen librat?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult