Kryeministri Rama ka vizituar qendrën e të librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit.
Qendra e librit e cila pas dëmtimeve nga tërmeti, është rikthyer në shërbim të qytetarëve duke ofruar libra të rrallë dhe salla leximi.
Kjo qendër ka në brendinë e saj, sallat e leximit mbi historinë dhe kulturën franceze, italiane, angleze dhe franceze.
Gjithashtu një nga sallat e veçanta në këtë qendër të librit është salla mbi historinë bizantine dhe post-bizantine.
Librat e përzgjedhur në këtë qendër po i nënshtrohen procesit të digjitalizimit përmes skanimit, një proces që sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti është duke vijuar.
Ndërkaq, në videon e shpërndarë mbi vizitën e tij në këtë qendër, Rama shkruan se godina i rikthehet publikut duke nxjerrë nga errërisa libra të rrallë të shumë dekadave nga bodrumet e regjimit komunist.
“Qendra më e re e librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, e cila pas dëmtimeve nga tërmeti, i rikthehet publikut më e bukur e më e pasur, me libra të rrallë që janë nxjerrë nga errësira e shumë dekadave mbyllur në bodruma a në thasët e konfiskimeve të regjimit komunist, falë investimit të Qeverisë Shqiptare dhe mbështetjes europiane nga Programi “EU4Culture”, shkruan Rama.
ObserverKult
Lexo edhe:
INAUGUROHET BIBLIOTEKA ‘MOIKOM ZEQO’, LIDA MIRAJ: SHUMË PREKËSE!
Është inauguruar Biblioteka më e re në kryeqytet, “Moikom Zeqo”. Bashkëshortja e tij, arkitektja Lida Miraj, e cilëson këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës shumë prekëse. Ndërsa, uron që Biblioteka të jetë në shërbim të të rinjve
Tetë muaj pas ndarjes nga jeta e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Moikom Zeqo, emrin e tij do ta mbajë Biblioteka më e re në kryeqytet, Tianë, në rrugën “Tefta Tashko”.
Godina e verdhë e sapo inauguruar, ka çelur dyert për dashamirësit e parë të letrave. Po ashtu veprave që Zeqo shkroi.
Para inaugurimit, bashkëshortja e tij, arkitektja Lida Miraj, shpreh mirënjohjen për këtë nderim që i bëhet shkrimtarit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult