Rikthehet “MIK Festival” mes magjisë së Korçës dhe artit

Tashmë MIK Festival, është shndërruar në një traditë kulturore për qytetin e Korçës.

Muzika internacionale në Korçë, frymëzuar nga Inva Mula afrohet tek publiku si mik i artit, shpirtit lirik, me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar artin dhe kulturën, mes figurave të spikatura të skenës lirike kombëtare nga data 24-26 korrik, në Korçë.

Bashkia Korçë bën të ditur se, ky eveniment vjen në edicionin e tretë në përputhje me të gjitha kushtet dhe masat e nevojshme për mbrojtjen ndaj COVID-19. Edicioni i këtij viti do t’i japë përparësi artistëve shqiptar dhe qëllimi në tërësi është promovimi i vlera kulturore, etnografike, si edhe ndërthurja e muzikës shqiptare me elementët e përmendur. Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është pjesë e kalendarit kulturor 2020. Festivali “MIK”, bën së bashku artistët lirikë të rinj e të afirmuar të skenës për t’i dhuruar publikut një emocion të rralla, për mbrëmjeve të poezisë dhe serenatave, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim përfshirjen e tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit.