Pas bujës që bëri arrestimi i saj në Itali, Elsa Lila rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës. Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”. Vetë këngëtarja ka reaguar pak ditë para festivalit duke falënderuar fansat për mesazhet e shumta.
“Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo krahas postimit që ka marrë shumë komente nga ndjekësit, ku shprehen se mezi presin ta shohin në skenë, transmeton ‘gazetatema’.
“⭐ do fitosh, asnjë nuk mund të krahasohet me ty….????”, “Me zor të kemi pritur të rikthehesh❤️ je zëri më i bukur…Suksese pa fund dhe Fitore????????” “Mezi presim o yll”, janë disa prej komenteve që i kanë shkruar fansat e saj në Instagram.
Lexo edhe:
Ashtu si në çdo fundvit, edhe këtë herë do të zhvillohet Festivali i Këngës në RTSH, edicioni 61. Ky festival konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm muzikor i vitit.
Tashmë dihet që fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion. E që është eventi më i madh muzikor i vitit në Evropë.
Por kush do jenë konkurrentët e këtij sezoni? Eurovizion Albania ka zbuluar listën me 26 këngëtarët pjesëmarrës dhe titujt e këngëve të tyre.
Ndryshe nga sezonet e fundit këtë herë vihet re se ka këngëtarë me shumë eksperiencë dhe emra vërtet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës sonë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult