Rikthehet Panairi i Librit pas dy vjetësh mungesë

Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë.

Panairi i 22-të i Librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe organizohet nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Panairi do të mbyllet më 12 qershor në orën 18:00 dhe ky panair do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Hyrja për vizitorë do të jetë pa pagesë, bëjnë të ditur nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Sipas kësaj shoqate këtë vit dot të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj do të jetë rreth 2000, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit që do jenë prezent në panair do të jetë rreth 6000.

“Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës”.

“Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë”, pohuan nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I KAMZËS: U PROMOVUA ANTOLOGJIA E POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”

Në kuadër të Panairit të Librit “Kamëza Lexon” u promovua  Antologjia e poeteve shqiptare ‘Magma’ përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.

Promovimin e udhëhoqi shkrimtari Liridon Mulaj. Ndërsa për librin folën botuesja Donika Dabishevci, poetja dhe redaktorja e portalit për Kulturë ObserverKult, Vlora Ademi dhe poetja Nurie Emrullahi…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU