Aktorja dhe artistja e njohur, Mariana Kondi, prej 9 vitesh nuk merr duartokitje në skenën e Teatrit Kombëtar. Artistja u hoq nga puna në kohën kur Mirela Kumbaro ishte ministre e Kulturës. Kësaj të fundit, Mariana nuk ia kursen asnjëherë reagimet e ashpra dhe të drejtpërdrejta.
Arysen pse Mariana Kondi është hequr nga puna në Teatrin Kombëtar, nuk e di as vetë ajo. Por më në fund, pas 9 vitesh ajo po rikthehet në Teatër në Dramën “Gjaku i Martirëve të Kombit”.
Ky rikthimi i saj në Teatër erdhi menjëherë pas ndërrimit të drejtorit të këtij institucioni, të cilit aktorja nuk ka përtuar t’ia thotë disa kritika të mira.
“Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë. Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta. Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pashë nëpër sallon, se ku i dihet njerëz jemi”, u shpreh ajo.
Por mos kujtoni se shpëtojë edhe ish-ministrja, Mirela Kumbaro pa një thumb.
E pyetur nëse do t’i bënte një ftesë për të parë dramën që e rikthen në Teatër, Kondi u shpreh:
“E shkreta ajo, kam bindjen që nuk e kupton pjesën”, përfundoi Mariana Kondi./(gazetatema)
Lexo edhe:
MARIANA KONDI: NËSE DO MË JEPEJ MUNDËSIA, DO TË IKJA QË SOT NGA SHQIPËRIA…
Aktorja Mariana Kondi rrëfeu kohë më parë në një intervistë për Report Tv rrugëtimin e saj artistik.
Mariana ka pranuar sfidën e gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult