Rikthehet “Sailor Moon”, këtë herë në një film të vërtetë

Një grup heroinash me fuqi kozmike duhet të shpëtojnë përsëri universin. Ato janë vajzat e famshme “Sailor”, që rikthehen në ekran si “Sailor Moon”, por këtë herë në një film të vërtetë.

Filmi “Sailor Moon”, publikuar në vitin 1991 për herë të parë, u rikthye vitin e shkuar por përsëri si film i animuar me disa seri të reja, transmeton ‘a2news.com’.

Por tashmë vajzat Sailor vijnë në një film me dy seri, prodhuar në Japoni, e që do të shfaqet premierë për publikun e perëndimit në Netflix.

LEXO EDHE: Netflix, ja filmat e rinj që do të shfaqen në këtë fillimmuaji