Rikthehet shfaqja “Loja e martesës” në Teatrin e Gjilanit

Në Teatrin e Gjilanit sonte në ora 20:00 rikthehet shfaqja “Loja e martesës” nga Edward Albee, me regji të Shkelzen Berishës, me dy aktorët e jashtëzakonshëm të këtij teatri Mejreme Berisha dhe Naser Zymberi.

Të gjitha detajet e shfaqjes janë bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nga vet Teatri i Gjilanit.

Dy njerëz që pas 40 viteve martesë përpiqen të ndahen, por s’munden. Të rrosh vetëm apo me dikë, kjo është çështja që e përshkon këtë vepër sa komike, po aq edhe absurde dhe dramatike, duke prekur thellësisht boshtin dhe paradokset e lidhjeve martesore dhe vështirësive familjare.

Përgjatë përplasjeve, moskuptimeve, anktheve, akuzave, dhembshurisë, çifti përshkruan fazat e lumtura, të besnikërisë, të trishtuara, të aferave, të mosinteresimit dhe këtë të fundit, të ndarjes.

Këto momente i shoqëron edhe leximi i një ditari të gruas që përmban komente për herët dhe mënyrat me të cilat kanë bërë dashuri… diku 3000 herë në 40 vjet.

Ndërkohë për rezervimin e biletave të gjithë të interesuarit mund të thërrasin në këtë numër të telefonit 045 222 525.

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMET E PANJOHURA TË TINKA KURTIT: JA ÇKA THA MEHMET SHEHU KUR MË PA NË NJË SHFAQJE

Është promovuar, kohë më parë, në Tiranë, libri “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” i autores Anila Mema.

Janë fletët e ditarit të bashkëshortit të Tinka Kurtit, që u botuan për herë të parë, për të hedhur dritë mbi jetën artistike të aktores. Ditari i Palokë Kurtit, është mbajtur ditë pas dite, që nga shfaqja e parë e Tinka Kurtit dhe deri në vitet 1990, kur ai u nda nga jeta.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


XHEVDET BAJRAJ: LIRIA PËR TË VDEKUR I ZHGËNJYER

Dhjetë vjet pas luftës
ata që u pasuruan shpejt
vazhdojnë të vjedhin nga të varfrit

Politikanët dhe shumica që votuan për ta
e vranë të ardhmen
edhe të asaj pakice që nuk vjedh

Ishte tre janari dhe bënte shumë ftohtë
plaku i urtë u nis për të shkuar te mjeku
e ktheu kokën
për të parë edhe njëherë shtëpinë e tij
ndërsa po i thoshte lamtumirë me dorë gruas
peizazhi i ngriu
para syve
pas pak
i plasi zemra

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult