Rikthehet “Xinxifilo”, festivali i kukullave në Pogradec

Festivali i famshëm i kukullave në Pogradec “Xinxifilo” rikthehet sërish pas 5 vitesh shkëputje për spektatorët dhe sidomos fëmijët.

Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” tashmë ka çdo gjë gati për të vënë në skenë të gjitha shfaqjet që do të jenë pjese e festivalit 4 ditor në qytetin liqenor. Por ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit pjesë e festivalit do të jenë vetëm trupat teatrore të Shqipërisë, transmeton ‘a2news.com’.

“Xinxifilo” është një festival kukullash i cili ndër vite ka bërë bashkë trupat e aktorëve jo vetëm nga Shqipëria por edhe Ballkani, këtë vit për shkak edhe të pandemisë nuk u arrit që këto trupa të ribashkoheshin. Festivali starton mbrëmjen e 16 qershorit.  

LEXO EDHE: “Festivali i Resë” në edicionin e pestë sjell ritmin latin në Tiranë