Rikthim në këngët shkodrane, muzikanti Robert Bisha koncert me piano në zonën muzeale

Muzikanti dhe poliinstrumentisti, Robert Bisha, është rikthyer në qytetin e tij të lindjen me një koncert për piano në zonën muzeale të Gjuhadolit në Shkodër. Sipas tij ngrohtësia që një artist gjen në shtëpi rrit përgjegjësinë për artistët.

U rikthye ne qytetin e tij të lindjes me një koncert “piano solo” që i dhuroi Shkodrës në këto ditë të para gushti, atë përqafimin dhe qetësine shpirtërore të munguar prej muajsh. Muzikanti dhe poliinstrumentisti Robert Bisha solli “Home neverland” dhe këngët e oborrit të Shkodrës në një prej simboleve të qytetit, zonën muzeale të Gjuhadolit.

Në rrugën që mban emrin e të parit kompozitor shqiptar, Palok Kurtit, Qendra Rinore Arka riktheu një pasardhës si Bisha, i cili e përjetoi plot emocione këtë koncert.

Ngrohtësia që gjen në shtëpi për një artist jo gjithmonë e bën të lehtë performancën sepse përgjegjësia rritët, thotë Bisha.

Koncerti erdhi në kuader të projektit “Arti bashkëkohor për modelimin e periferive në qytete të jetueshme” që shtrihet në Shqipëri, Itali dhe Mal të Zi.
Rikthimi i Robert Bishës ne Shkoder pas sukseseve dhe performancave në skenat ndërkombetare u bë në një kohe kur vendit i mungojnë tq tilla organizime si shkak i pandemisë Covid-19.