Rikthimi i “Njerëz dhe Fate”/ Arben Derhemi tregon dy hyrjet e mëdha dhe “thumbon” Ermal Mamaqin

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” pritet që të rikthehet së shpejti për publikun. Arben Derhemi, ose Flori në rol, ka treguar se kush do të jetë në kastin e aktorëve.

Në një intervistë për “Vizioni i Pasdites” Derhemi tha se 80% e personazheve do të jenë ata që kanë qenë, ndërsa shtoi se dy hyrjet e mëdha do të jenë Viktor Zhusti dhe Reshat Arbana.

Pjesë e kastit tha aktori, do të jenë edhe emra të rinj të shoubizit shqiptar, të cilët e kanë provuar edhe filmin.

“Ata emra, të cilët ishin në 80% të të tërës dhe pastaj do të kemi edhe emra të rinj të shoubizit shqiptar që e kanë provuar veten në filma, por unë nuk dua t’i bëj sot publike.

Emrat që kanë pranuar jam unë, Robert Ndrenika, është Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Reshat Arbana, këta dy të fundit janë dy hyrjet e mëdha në këtë projekt.

Kuptohet që janë hyrje nga dëshira e madhe që kishte edhe skenaristi Ruzhdi Pulaha për ta zhvilluar këtë projekt dhe për të sjellë personazhe të tillë që janë të dashur dhe të ngrohtë për publikun shqiptar.

Kanë kaluar 20 vjet dhe do pranojmë një kompromis, që ky personazh vjen pas 7 apo 8 vitesh. Ky është kompromisi që bën artisti me publikun. Ne po sjellim “Njerëz dhe Fate” me personat që kanë qenë”, tha Derhemi.

Aktori më tej tha se në fund të dhjetorit do të nisin edhe xhirimet e telenovelës shqiptare.

“Në fund të dhjetorit fillojmë xhirimet. Na janë afruar shumë biznese, por ata stepen sepse është prishur edhe tregu i filmave, ku çdo kush po bën një film sot”, tha ai.

Derhemi nga ana tjetër kishte një “thumb” për Ermal Mamaqin.

“Unë nuk kam asnjë gjë personale me këtë djalin. Është një djalë që ka jetën e vetë dhe I ka ardhur dita që të tallet me njerëzit, le të tallet. Për mua është inekzisten fare”, tha Derhemi. /Vizion Plus.

ObserverKult


Lexo edhe:

OFENDOI AKTORËT E KINOSTUDIOS, ARBEN DERHEMI “SHPËRTHEN” NDAJ ERMAL MAMAQIT

Aktori Ermal Mamaqi ditëve të fundit ka folur për filmat e tij dhe sukseset që ka arritur ani pse ai ka ritheksuar se filmat e tij janë sulmuar, goditur nga disa mjeshtra të kinemasë. Që fatkeqësisht sipas tij pinin raki te Akademia e Arteve.

Edhe përkundër kësaj, ai tha se filmat e tij arritën mjaft suksese dhe më e rëndësishmja u pëlqyen nga publiku.

Por së fundmi lidhur me këto deklarata ka reaguar aktori i famshëm Arben Derhemi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JIMMY SANTIAGO BACA: MBAJ MEND… TË DUA

Nga Jimmy Santiago Baca

Meqë nuk kam asgjë tjetër për të të dhënë
Mbaje si një pallto të ngrohtë
Kur të vijë dimri për të të mbuluar,
Apo si një palë çorape të trasha
Që të mos të të kafshojë i ftohti
Të dua
Nuk kam asgjë tjetër për të të dhënë
Kështu që është një tas i mbushur me drithëra të verdhë
Për të ngrohur belin tënd në dimër
Është një shall për kokën tënde
Për ta mbajtur mbi flokë dhe që ta lidhësh rreth fytyrës sate
Të dua

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult