“Rikthimi në shtëpi” i Musine Kokalarit…

t'isha një lule musine kokalari

“Rikthimi në shtëpi” ishte aktiviteti i organizuar nga bashkia Gjirokastër dhe Këshilli i Qarkut, në nder të figurës së shquar gjirokastrite, Musine Kokalari.

Vlerat historike, arkitektonike, monumentet e kulturës, trashëgimia kulturore jomateriale janë shndërruar në elementë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.

Këto vlera të krijuara në shekuj janë margaritarë, të cilat e veçojnë Gjirokastrën edhe në rang botëror si pjesë e UNESCO-s.

Pjesë e aktivitetit ishte revokimi i kontributit që ka dhënë intelektualja dhe disidentja Musine Kokalari në lëmin e studimeve për traditat, doket dhe zakonet e zonës së Gjirokastrës, ndërsa u prezantua edhe botimi që mban autorësinë e saj i titulluar “Nënë Zejnebija”, transmeton “ATSH”.

Shoqata TID Gjirokastra ju bashkua aktivitetit për të fokusuar të tilla aktivitete në zonë të cilat i japin unitet zonës, dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore për të cilat vizitorët e huaj tregojnë interes të lartë.


Lexo edhe:

ÇFARË PËRMBANTE PAKOJA QË MUSINE KOKALARI IA DËRGOI ENVER HOXHËS?

Memorie.al publikon kujtimet e gazetarit dhe publicisit të njohur, Namik Mehmeti, me origjinë nga qyteti i Shkodrës dhe me banim prej vitesh në Firence të Italisë, i cili sjell para lexuesit disa ngjarje nga periudha e fundviteve ’60 kur ai shërbente si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë në rrethin e Mirditës, ku ka pasur rastin të njihte edhe Musine Kokalarin, shkrimtaren disidente që pasi kishte dalë nga burgu i gjatë, jetonte aty vitet e internimit.

Dëshmia e rrallë e tij se: si e etiketonin kolegët e tij arsimtarë Musine Kokalarin, kush ishte njeriu që ia kishin vënë për ta survejuar. Dhe çfarë përmbante pako që ajo ia dërgoi Enver Hoxhës nga Post-Telegrafa e qytetit të Rrëshenit?!

Si e kam njohur Musine Kokalarin?

(Me rastin e 37-vjetorit të ndarjes nga jeta)

Vetëm e kam njohur si fizik, pra një potret i heshtur, që edhe sot pas një gjysmë shekulli e kam të freskët në kujtesën time. Pra e kam njohur pa mundur të shkëmbeja një fjalë me të, një përshëndetje apo një buzëqeshje…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU