Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i i Televizionit të RTK-së.
Në vazhdim gjeni postimin e Gërvallës:
Të nderuar dashamirës,
Pas një maratone prej 23 vitesh në Radio Televizionin e Kosovës si gazetar, drejtues redaksie i lajmeve ndërkombetare dhe këmbimit të lajmeve në ndërlidhje të RTK-së me organizatat dhe televizionet publike evropiane, sot pas 5 herë radhazi konkurimi të njëpasnjëshëm, u zgjodha Drejtor i Televizionit të RTK-së.
Jam thellësht falenderues ndaj të gjithë kolegëve të mi prej të cilëve kam mësuar shumë në këto 23 vite. Kam mësuar për gazetarinë e veçanërisht për njerëzinë. Falenderoj edhe të gjithë ata që më besuan e përkrahën gjatë këtij insistimi prej gjashtë muajsh.
Ndjehem i privilegjuar që do ta kem mundësinë ta përkthej përvojën time në shërbim të ecjes para të një skeme të re programore, që mundësisht do ta projektojë qytetarinë, memorien kolektive, informimin, kulturën qytetarit të Kosovës, në formë transparente dhe me bashkëpunim të plotë pa dallim përkatësie.
Televizioni është për ne historia dhe dokumentimi i mijëra ngjarjeve që na bashkojnë dhe vetë Radio Televizioni i Kosovës është medie që mbështetet nga taksat e qytetarit të Kosovës andaj ka qenë ëndrra ime profesionale që ai të jetë plotësisht i tyri dhe të hapet më shumë edhe ndaj një gjenerate të re që e dominon kulturën tonë.
Pas sulmeve publike të këtyre ditëve, të bazuar në propagandë dhe fabrikim, jam pak i indinjuar, por më shumë i brengosur se në ç’masë kanalet e komunikimit në ditët e sotme arrijnë ta bëjnë ndërmjetësin e interesave të caktuara pa bërë hulumtim të detajuar. Për hir të korrektësisë mediatike, do të më duhet të ndërmarrë rrugë ligjore për të gjitha përpilimet e pasakta në emrin tim.
Paçim një rrugë të bukur bashkë, me bashkëpunim, diskutime dhe kërkesa të hapura, transparente dhe profesionale.
Faleminderit!
P.S:
Do t’i fshi nga ky status të gjithë komentuesit që shpërndajnë urrejtje në një kohë kur kërkohet bashkim forcash, punë dhe përgjegjësi!
ObserverKult
Kliko edhe:
SAIMIR PIRGU: OPERA DUHET SHIJUAR “LIVE” NË TEATËR, TRANSMETIMI NUK ËSHTË E ARDHMJA E SAJ