Rinisin gërmimet arkeologjike tek “Rotondo” në Durrës

Rinisin gërmimet arkeologjike pas 2 viteve ndërprerje për shkak të pandemisë në monumentin Forumi Bizantin i njohur ndryshe si “Rotondo” në Durrës.

Projekti i gërmimeve është vazhdimësi e gërmimeve të mëparshme për të njohur më shumë qytetin e Durrësit. Këto gërmimet bëhen për të kuptuar antikitetin e vonë që i përket shekullit të IV dhe të VII të erës sonë.

Për një njohje më të thelluar është e nevojshme të bëhen disa sondazhe. Kjo me qëllim dokumentacioni arkitektonik dhe stratigrafik, të cilat njihen pjesërisht.

“Rotondo” e Durrësit është ndërtuar në një periudhe të vështirë ekonomike. Kjo ndodhi gjatë perandorisë bizantine.

Duke qenë qyteti më i rëndësishëm në Ilirinë e Jugut, ai u ndërtua si simbol i fuqisë së qytetit bregdetar./klan.tv

LEXO EDHE: Gërmime arkeologjike në Amantia, zbulohet struktura arkitektonike e varrit monumental