Rinisin punimet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj kanë vizituar Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në këtë komunë.

Ai ka thënë se pas shumë vitesh stagnim kanë rinisur punët në këtë Shtëpi të Kulturës në Suharekë.

Çeku tha se MKRS-ja ka investuar 2.7 milionë euro në këtë projekt, teksa tha se komuniteti artistik dhe qytetarët e Suharekës do ta kenë qendrën që e kanë merituar përherë.

“Pas shumë vite stagnim, kanë rinisur punët në shtëpinë e kulturës ‘Ukë Bytyçi’ në Suharekë.

Bashkë me kryetarin e komunës Bali Muharremaj u zotuam për përmbylljen e punëve sipas planit dinamik. Me këtë investim të Ministrisë së Kulturës në vlerë 2.7 milionë euro, komuniteti artistik dhe qytetarët e Suharekës do ta kenë qendrën që e kanë merituar përherë”, shkroi Çeku në Facebook.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRI I KULTURËS, HAJRULLA ÇEKU, FLET PËR DJEGIEN E MUZEUT NË GJAKOVË: PËRGJEGJËSIT DUHET TË MARRIN DËNIMIN E MERITUAR

Muzeu i Muzikës në Gjakovë, mbrëmë u dogj por fatmirësisht që të gjitha elementet që kanë vlera historike brenda këtij objekti kanë shpëtuar.

Lidhur me djegien e këtij objekti me rëndësi kulturore, ka reaguar së fundmi edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij, Facebook.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Çeku.

Ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, sipas ministrit Çeku do të restaurohet…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU