Së fundmi u bë e ditur se xhirimet për serinë e gjashtë të serialit Peaky Blinders janë ndërprerë edhe një herë për shkak të COVID-19.
Sipas DailyMail, një aktor rezultoi pozitiv me koronavirus por rezultati i testit ishte i gabuar.
Megjithatë një zëdhënës i serialit deklaroi për MailOnline se xhirimet do të rinisnin sërish.
”Xhirimet u ndaluan për shkak të një rezultati të rremë pozitiv të testit. Në përputhje me protokollin, ky person mori një test NHS dhe kushdo që ra në kontakt me ta u izolua, siguria e ekipit tonë në Peaky Blinders është më e rëndësishmja. Testi NHS është kthyer negativisht dhe xhirimet do të rinisin si normalisht nesër”, tha ai, transmeton ‘lapsi.al’.
’Xhirimet e Peaky Blinders u ndërprenë për herë të për vitin e kaluar ku pati raste të reja me Covid në Britani.