Rita Filipi: Kam 2 vjet që shkoj në të njëjtat vende ku shkonim bashkë… dhe nuk të gjej…

rita petro

MUNGESË

Nga: Rita Filipi


Kam 2 vjet që shkoj në të njëjtat vende ku shkonim bashkë, në të njëjtat ura, rrugë, lokale, muze, hotele, për të të gjetur aty. Dhe nuk të gjej.

Kthehem në shtëpinë që e ndërtuam bashkë. Nuk të gjej. Shkoj në punë. Nuk të gjej.

Kërkoj fjalë poetike që të përshkruaj mungesën tënde. As ato nuk i gjej.

Pres përgjigjen e mesazhit të fundit që të nisa mesnatën që sillte 7 nëntorin. As ajo nuk më vjen. Sigurisht, jeta ime është shumë e pasur. Por e pasur pa Ty, i shtrenjti im.

*Marrë nga profili në Facebook i Rita Filipit

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: RITA PETRO (FILIPI)

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poetja Rita Petro (Filipi).

Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?
Lumturia që ka ardhur pas një përpjekje e sakrifice të madhe.

Cila është frika juaj më e madhe?
Kur të kanë në dorë injorantët.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Një person të veçantë në rrethin familjar që është 97 vjeç dhe që nuk ndalet së jetuari jetën.

Cili është personaliteti historik me të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Diana, princesha e Uellsit.

Cili është tipari juaj që nuk e pëlqeni te vetja?
Shpërqendrimi.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Të qenit i kompleksuar.

Në cilat gjëra e teproni?
Duke dhuruar apo falur.

Çfarë do t’ju shtynte të gënjenit?
Mendjengushtësia nga krahu tjetër.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Rruga në të cilën rrallë shkohet … ajo e ngritjes shpirtërore.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
“Punë dreqi” ose “Yll fare”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU