Rita Ora do të këndojë në Tiranë, zbulohet data

Shumë shpejt Tirana do të pres një nga këngëtaret më të famshme në nivel ndërkombëtar.

Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, ka postuar ne rrjetet sociale lajmin se në datë 6 shtator, në Tiranë, do të ketë një koncert të Rita Orës.

Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e 6 shtatorit, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian, transmeton ‘insajderi’.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë.


Lexo edhe:

RITA ORA: BËJ ÇFARË DËSHIRON DHE FILLO TË JETOSH JETËN TËNDE

Rita Ora (Rita Sahatçiu) ka lindur më 26 nëntor 1990, është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare.

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjeçare.

Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me këngën Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult