Rita Ora flet për rolin e ri në “Twist”: Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens

Rita Ora u entuziazmua kur u përzgjodh të ishte një nga aktoret e filmit në ardhje “Twist” pasi ajo është një fanse e madhe e Charles Dickensit.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge – një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rolë të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.

“Në të vërtetë më pëlqen të lexoj, e di që njerëzit nuk e dinë këtë për mua…”, tha ajo.