Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “You & I”, të cilin e nxori në shitje më 14 korrik.
Ajo ka qenë e zënë prej javësh duke e promovuar albumin e tretë në karrierën e saj, në disa intervista të ndryshme, podkaste dhe paraqitje televizive.
Ndër to, Rita u bë pjesë podkastit të famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety”.
Biseda nisi me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra e saj, Elena, dy vjeçare.
“Unë jam nga Prishtina në Kosovë, nga një shteti i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe në vitin 1991. Jam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita përballë Steven Bartlett.
Rita tregoi se sa të vështira ishin fillimet e familjes si refugjate në Angli, kur atyre iu dha në ndihmë një dhomë nga shteti.
“Ishte një dhomë që na u dha neve nga Qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi këshilli. Ishte më shumë si një shtëpi e përkohshme. Kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore. Kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”, theksoi Rita.
Ajo tha se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, sa u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa harruar gjuhën e tyre amtare.
“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur. Si përshembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time. Kështu që unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë.
Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, tha Ora.
Në po të njëjtin podkast, këngëtarja shqiptare foli për problemet me ankthin si dhe vështirësitë në karrierë. Kjo e fundit ka të bëjë me gjyqin e famshëm me ish-shtëpinë e saj diskografike, ‘Roc Nation’, në krye të së cilës është reperi i famshëm Jay-Z./ lajmi.net
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
RITA ORA FLET PËR LARGIMIN NGA KOSOVA: GUXIM I MADH NGA ANA E PRINDËRVE TË MI, PERIUDHË PREKËSE
Rita Ora në një intervistë për ‘Grazia USA’ foli për ikjen e saj nga Kosova. Pastaj për familjen që besoi në talentin e saj, lidhja me bashkëshortin e saj dhe albumin e saj të ri.
“You Only Love Me” nuk është vetëm titulli i një hiti që ka mahnitur fansat me energjinë e tij.
Ai sinjalizon kthimin e Orës në krye të top-listave me albumin e saj të tretë, You & I. Një projekt ky për të cilin ajo po punon prej dy vitesh. Kjo do të publikohet më 14 korrik.
Ora foli për lidhjen e saj me Taiki Waititi. Ajo e pranon pa frikë se kjo marrëdhënie i ka dhënë edhe një energji të re profesionale. Edhe e ka frymëzuar pothuajse të gjithë tekstin e albumit të ri.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult