Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur “Albanien und Kosovo: Fokus”, seksion i cili iu dedikua kinemasë nga Kosova dhe Shqipëria. Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave të suksesshëm, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinematografinë e dy vendeve dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike.

Një mbështetje e veçantë për këtë seksion të GoEast Film Festival ka ardhur nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Duke rrëfyer për ndjekësit e saj se ajo është mbesa e kineastit Besim Sahatçiu, Rita Ora premton përkushtimin e saj në promovimin e kinematografisë nga Shqipëria dhe Kosova, duke u bërë një ambasadore e fuqishme për filmin dhe kulturën e këtyre dy vendeve. Kjo mbështetje ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj seksionit dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria.

Besim Sahatçiu mbahet mend si një regjisor i shquar në ish-Jugosllavi, ndërsa filmi më i njohur i tij është “Era dhe Lisi”./ATSH

bserverKult


Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: MË HARROVE TI, QË TË DASHUROVA…