Ka dy ditë që këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po qëndron në Tiranë. Ardhja e saj në Shqipëri lidhet me koncertin që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” me rastin e Javës së Kulturës Britanike.
Megjithatë gjatë qëndrimit në Tiranë, Rita është takuar edhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, studentë të Liceut Artistik dhe Unicef Albania.
Një ngjarje që Rita Ora e ka vlerësuar si të veçantë, është nderimi i saj me titullin e lartë “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, për kontributin e saj në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.
Këtë ngjarje ajo e ka postuar edhe në profilin e saj në facebook:
“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreale. Unë pata nderin e madh që më dha Urdhrin Naim Frashëri nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe qytetarëve të huaj për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga zemra!”
Të njejtën gjë e ka bërë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Ai gjithashtu ka publikuar çaste nga ngjarja e nderimit të këngëtares. Në profilin e tij zyrtar në facebook, ai shkruan:
“Kënaqësi të nderoja sot me titullin e lartë “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale. Shpreha konsideratën time për të gjithë përkushtimin e saj për artin dhe kulturën. E inkurajova që të sjellë për botën, por edhe për kombin tonë shembullin se si arti vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat.”
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
RITA ORA UA LAVDËRON STUDENTËVE ERION VELIAJN: JENI ME FAT QË KENI KËTË KRYEBASHKIAK!