Rita Ora rrëfen betejën me ankthin: Gjithçka nisi kur mami im vuante nga sëmundja e rëndë

Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora ka rrëfyer së fundmi problemet e saj me ankthin.

Në një intervistë, ajo tregoi se filloi të kishte ankth që në adoleshencë kur nëna e saj, Vera, zbuloi se vuante nga kanceri i gjirit. 

“Shkova te mjekët. Unë mendoja se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala ‘sulm paniku’ më trembi”, tha ajo. 

“Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë.”, u shpreh këngëtarja, transmeton ‘lapsi.al’.

Edhe pse nëna arriti ta mposhtë sëmundjen Rita rrëfeu se ka vazhduar të ndjekë terapi që në moshën 17-vjeçare.

————————————————-

Lexo edhe: DHURATA PËR SHQIPËRINË NGA RITA ORA

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve te Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi te cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

Lajmin per dhurimin e kostumit nga vete kengetarja Rita Ora e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj përmes një postimi në ”Twitter”.

“Shumë faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shkruan Veliaj.

Godina e “Sarajeve të Toptanëve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do

Leximin e plotë mund ta bëni KËTU.

ObserverKult