Nga: Rita Petro
Si ndihen fëmijët me partnerin ose partneren e prindit – një temë e rëndësishme te “Goca dhe Gra”.
Për vajzën time, babai ka mbetur babi i adhuruar, i dashur, plot vlera; për xhaxhi Laton, ajo thotë se e mbushi plot ngjyra jetën tonë. Nuk e harroj kur, në takimet e tyre të para, Sofi, ende e vogël, iu drejtua atij duke i thënë: “Xhaxhi Lato, mamit i vjen inat që ne jemi ngjitur si çamçakëzi te këpuca”
Askush nuk ka pse zëvendëson askënd. Zemra ka hapësirat e veta, nëse i hapim kapakët.
Dhe diçka tjetër: nëse flasim bukur hapur me fëmijët tanë, asnjë ndarje nuk do të quhej dhe nuk do të jetë tragjike. Për fat të keq, shumë prindër i derdhin mllefet e njëri-tjetrit mbi supet e brishta të fëmijëve të tyre. Ky është egoizëm dhe duhet ta luftojmë te vetja, madje, edhe në hallin më të madh, të buzëqeshim, që t’ua bëjmë të sigurt jetën fëmijëve tanë.
*Titulli i origjinalit: “Jemi ngjitur si çamçakëzi te këpuca”
ObserverKult
Lexo edhe:
RITA PETRO: MOS E THUAJ TË VËRTETËN KAQ COPË!
Nga Rita Petro
Mos e thuaj të vërtetën kaq copë! Sepse kështu si e thua ti, vetëm probleme do të kesh, me familjen, djemtë me të cilët del, mikeshat, mësuesit, më vonë me shefin, kolegun, partnerin e kështu me radhë…
E vërteta ka më shumë nevojë për maturi e mençuri, se sa për nerv, aq më keq për histeri.
Dhe… rezultati, më shumë anon nga fitorja, sesa nga humbja…