Disa vite më parë, poetja Rita Petro, “shkaktoi shumë zhurmë” me vëllimin poetik “Vrima”, i cili u zgjodh si “Libri më i mirë me poezi”. Edhe pse ka kaluar kohë, ky botim vazhdon të zgjojë kureshtje te të gjithë lexuesit.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Rita tregoi se si e priti të gjithë situatën e krijuar në atë kohë, mes paragjykimeve, uljes së figurës së saj dhe shkëlqimin që pati më pas.
“Kur rri dhe mendoj sot, në atë kohë, nuk e prisja kurrë që mund të ndodhte një gjë e tillë, sepse unë kisha kohë që shkruaja një letërsi ndryshe, provokuese dhe me libra të tjera.
Rrethi letrar më njihnin të gjithë, po me botimin e atij libri dhe sidomos provokoi më shumë titulli. U bashkua titulli me çmimin, ai koncepti ‘si mund të fitojë një libër, i cili ka një titull të tillë’ dhe që pastaj u bashkuan shumë e shumë shtresa njerëzish, qoftë dhe intelektualët, që e gjykuan pa e lexuar.
Mbasi u lexua libri dhe mbas daljeve të mia në media më shumë, gazetarët e kulturës ishin të interesuar për fjalën time dhe çdo gjë pastaj m’u kthye.
Siç rashë menjëherë poshtë, fillova t’i ngjisja shkallët, por unë jam me parimin që njeriut kur i ndodh një gjë e tillë, duhet të ruaj gjakftohtësinë dhe duhet të ketë dhe atë vullnetin, që prit.
Kjo sepse është një pjesë njerëzish që duhet të marrin vesh si është e vërteta dhe unë gjithmonë me këtë jam, nuk sulmoj asnjëherë atë që më sulmon dhe mendoj që është një nga pikat e mia më të forta, të mos e sulmoj atë që më sulmon.
I lash gjërat të më vinin natyrshëm, shkallë-shkallë dhe unë tregova veten time, libri tregoi veten e vetë. Edhe më vjen mirë që ky libër nuk është harruar, vazhdon të lexohet dhe diskutohet prapë, sepse ka libra që harrohen, shuhen. Mua më vjen mirë për këtë gjë”, u shpreh poetja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
“SA HERË MË FTOJNË NË JURINË E FESTIVALEVE KA PËRPLASJE”, RITA PETRO: SOT TEKSTET E KËNGËVE JANË BANALE
Poetja, Rita Petro, është ndalur në rrëfimin e saj në emisionin “Pas Mesnate” dhe te Festivali i Këngës. Ajo ka bërë jo pak bujë, kur ka qene pjesë e jurisë, veçanërisht në Festivalin e 58-të, ku i dha fitoren këngëtares Arilena Ara.
Rita ka thënë se nuk e do zhurmën e festivaleve, por gjithmonë ndodh kështu. Sakaq, ajo është ndalur dhe këngët që artistët bëjnë sot, të cilat për të nuk kanë më tekstet e mëpërparshme, ku në bazë të poezisë krijohej melodia, por janë banale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LIRIKË PIKËLLIMI PËR TË BIRIN E NDJERË NGA ALI PODRIMJA: LUM LUMI
Ju ftojmë ta lexoni një lirikë pikëllimi me prirje elegjiake të Ali Podrimjes ku shfaqet dhimbja për sëmundjen e pashërueshme të të birit, Lumit, përfshirë në vëllimin “Lum lumi”.
LUM LUMI
A thua është dita jote e fundit në spital
do t’i biem deri në fund a thua
edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.
Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë
vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.
Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët.
Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult