Rita Petro: Ky është armiku më i madh i pasionit të dashurisë

Nga Rita Petro

Armiku më i madh i pasionit të dashurisë është familjariteti dhe, njëkohësisht, një nga shkaqet kryesore që lind pakënaqësinë apo zhgënjimin prej martesës.

Bashkëshortët harrojnë ta shohin njëri-tjetrin në sy; i shmangen frymës së njëri-tjetrit; e kryejnë seksin si detyrë ose e bëjnë aq rrallë, duke gjetur justifikime të pafundme për lodhje, borxhe, halle fëmijësh, sherre vjehrrash etj. etj.

Nga ana tjetër, po kaq të zhgënjyer nga martesa ndihen dhe ata që s’kanë asnjë prej halleve të mësipërme.

Shpesh dëgjoj të thuhet: “U zhgënjeva nga partneri ose partnerja”. Por, përpara kësaj, është jeta që na përball me situata larg të qenit romantike. Dhe jo të gjithë e durojnë këtë. Po cilat janë çiftet ideale?

Ata të cilët, ndonëse janë të vetëdijshëm për realitetin e përditshmërisë, dinë ta mbajnë ndezur zjarrin e njëri-tjetrit; dinë të luajnë si ekip i fortë e i mençur; dinë të kryejnë detyra në familje dhe jo shërbime ndihme; dinë t’i japin hapësira të barabarta lirie njëri-tjetrit, por edhe kohë për t’u marrë me vetveten. Kjo po… është një tango e bukur mbi litarin e tendosur të martesës.


———————————-

rita petro

Lexo edhe:

RITA PETRO: FUNDI I KËSAJ BOTE


Vëllai im,
Ky do të jetë fundi i botës
Orgazma e tokës që shpërthen jashtë
E gjithë bota do të digjet e tëra nga një vullkan
Që rri i heshtur nën tokë
Fshehur nën hirin e një vullkani të shuar.
E ndiej nën këmbët e mia
Si gëlon ai
E kam provuar
(Kam jetuar dikur
në Io-n shpërthyese të Jupiterit)

U drodh toka e llava mori para gjithçka
Drurë gurë tempuj shpata e çarçafë
Burra pleq fëmijë gra…kope me kafshë
Mijëra embrione ende pa dalë.
Unë vrapova ta shuaja zjarrin në oqean
Po dhe atje uji pluskonte…

POEZINË E PLOTË MUND TA GJENI KËTU