Rita Petro propozohet për “Çmimin Evropian të Letërsisë”

Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi i Shqipërisë për Çmimin Evropian të Letërsisë. Një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit e ka përzgjedhur Petron bazuar në disa kritere që kanë të bëjnë edhe me numrin e veprave në gjuhë të huaj deri tani.

“Rita Petro u zgjodh nga një komision i ngritur nga Qendra e Librit. Komisioni u orientua nga 13 kritere që janë vënë nga EUPL.

Motivacioni i përzgjedhjes është si një zë ndryshe në letërsinë femrërore dhe një libër që sjell këndvështrimin e botës me syrin e një vajze të vogël dhe me pas të një gruaje gjatë komunizmit”, thotë Alda Bardhyli drejtore e QKLL.

13 shtete dje kanë propozuar nga një shkrimtar që do të jetë në garë për Çmimin Evropian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e librit në Bruksel më 4 prill.

“Shqipëria mundet vetëm të nominojë, më pas janë emra të njohur të letërsisë evropiane që do të lexojnë pjesët e përkthyera në anglisht nga 13 autorët për të përzgjedhur njërin prej tyre si fitues të Çmimit Evropian. Ka qenë propozimi i Europës Krijuese që QKLL të jetë partner për këtë proces”, tha Bardhyli.

Rita Petro është poete e njohur në Shqipëri. Në romanin “Lindur së prapthi”, personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive. Vetë autorja është shprehur se është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës./shqip.com

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM DOÇI: ÇFARË KANË NJERËZIT QË EGËRSOHEN?

Më rrodhën lotët nga sytë e shpirtit
Ky mall i çmendur më torturoi
Më mirë në kryq, në vend të Krishtit
Sesa i vetëm…veç të gjalloj.

Ky shpirt i brishtë që preket lehtë
Nga fjalë e rëndë dhe xhelozia
Më prishi punë gjithmonë në jetë
Më bëri sterrë ditët e mia…

Po çfarë kanë njerëzit që egërsohen?
E çfarë kërkojnë më shumë nga unë?
Ata që s’mund të dashurohen
Përse nuk ikin…por prishin punë.

Më dhemb gjithë trupi, më dhemb gjithçka
Sa fort më dhemb sot gjoksi im…
Kjo botë e madhe plot vende ka!
Po dhembja ime nuk gjen shërim…

Unë them të iki, t’i lë të gjitha !
Të marr me vehte veç mallin tim.
Ta bëj qivur, të shkoj nga isha
Atje i vetëm…dhe në harrim…

Pastaj të kthehem pas qindra motesh
Kur bota ndoshta do ketë ndryshuar
Të lyp lëmoshë në mes metropolesh…
Si shpirt i brishtë…dhe i dashuruar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult