Rita Petro: Reagojnë keq njerëzit që nuk duan t’u zbulosh atë pjesën e errët, hipokrite…

Poetja e mirënjohur, Rita Petro, ishte e ftuar, kohë më parë, te Panorama e Mëngjesit në Panorama TV, ku foli për vargjet e shkruara prej saj.

Po ashtu foli për faktin se si e ka përjetuar ajo mënyrën, gjegjësisht si e ka pritur opinioni publik zhanrin që ajo lëvron.

“Secili nga ne ka disa gjëra origjinale, kur përputhen ndjesi që quhen të errëta me lexuesin. Dhe ata që tronditen nga perversitetet se ti u ke zbuluar atë pjesë të errët. Pra, atë pjesën hipokrite që duan ta mbajnë të fshehtë.

Për këto ndjesi të errëta që i kam nxjerrë në sipërfaqe njerëzit, ata që nuk duan t’ja trondisësh reagojnë keq.

Pjesa tjetër thotë dhe unë kështu e kam menduar se ne poetët jo se kemi diçka të jashtëzakonshme.

Pse të gjithë kur biem në dashuri shkruajmë vargje se është vetë truri i eksituar e do të gjejë fjalën e bukur.

Unë vetë nuk shqetësohem nga kjo gjë se jeta ime është e tillë. Një poet nëse jeta e tij përputhet me guximin për të bërë atë që mendon se është më e mira jote, kjo është gjë e mirë”.

Poetja Rita Petro tha se sot, reagimi që ka opinioni publik ndaj poezive ‘kontraversale’ të bën të mendosh se jemi kthyer pas në kohë në mentalitet.

“Unë i takoj atij brezi që janë ndaluar poezitë moderne, pra kishte libra të ndaluar, me njëri-tjetrin ndanim ato që quhen poezi sirtari.

Ato poezi intime që sot dhe opionioni i gjykon por asokohe gjykoheshin nga censura shtetërore.

Opinioni të duket ndonjëherë sikur jemi kthyer pas, e habitshme në fillim të ’90 ishin të hapura ndaj gjërave tani të duket sikur janë kthyer pas.

U bë një stuhi e madhe kundër meje por mua m’u shtua rrethi i lexuesve.

Sot ka lexues ende që thonë ajo e Vrimës, po punë e madhe. E di sa pasuri e madhe është në biografinë e një poeti të jesh një poeteshe kontraversale. Pra që thua gjëra që shumica e njerëzve të guximshëm do donin t’i dëgjonin…

Poezia dhe arti ka lindur të provokojë, ngacmon trondit, nuk bëjmë moral. Ato piktura që të trondisin janë art i vërtetë”./panorama.com.al

ObserverKult


rita petro

Lexo edhe:

RITA PETRO: LETËR E HAPUR PRINDËRVE TË MI

Nga: Rita Petro

Prindërit e mi të dashur, mbase na kanë munguar çastet për të ndarë bashkë fjalë dashurie dhe mirënjohjeje.

Ju na i shprehnit ato me mënyra të tjera, ndonëse unë dhe motra ime sot sillemi më hapur me fëmijët tanë.

Por ajo pse e shkruaj këtë letër është falënderimi i hapur për ju. Jam e bindur se do ta lexoni këtë letër, pavarësisht në cilën pikë të hapësirës qiellore ndodheni.

Jetuat në një kohë të vështirë kur vlerat njerëzore zor se ruheshin në kohën e diktaturës.
Ndaj…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult