Rita shkëlqen përkrah aktorëve të mëdhenj, e emocionuar për filmin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora bën pjesë në kastën e aktorëve të versionit modern të filmit “Twist”.

“Shumë e nderuar që jam pjesë e “Twist” dhe kësaj kaste të mrekullueshme. Është e papërshkrueshme që po punoj me këta njerëz të mrekullueshëm dhe me këtë ekip çdo ditë, mezi po pres ta shihni në vitin 2020″, shkroi ajo, pasi publikoi nje fotografi.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne, ndersa Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin.