Dy aktorët kryesorë të filmit “Njeriu me top”, Timo Flloko dhe Zef Bushati janë takuar sërish 40 vite pas xhirimeve. Foto është publikuar në ‘Facebook’ nga Bushati, i cili ka ndarë foton me kolegun e tij, ndërsa nuk kanë munguar as komentet pozitive nga ndjekësit.
“Me aktorin e madh të kinematografise Timo Flloko. Të dy aktorë tek filmi ‘Njeriu me top’. Timo- Mato Gruda, unë- Agushi Italiani. Mato dhe Agushi mbas 40 viteve”, shkruan Bushati duke kujtuar filmin, i cili është bazuar në romanin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Postimi i plotë: