“Mbrëmë kur s’flija”, poezi nga Riza Braholli
Do të puthja. Më në fund do të puthja!
E tërë pritja jote ishin buzët e çelura,
sytë që digjeshin. Qiellit i lutesha:
Zot më ruaj nga ngutja!
Shumë herë bëja kështu; e po aq herë
e lidha veten, me njëmijë fjalë,
me njëmijë hekura; përulesha: ‘Zot
më jep durimin e gurit nën diellin e verës.’
‘Më puth, më puth…’ Të lexohet etja.
Uria të dridhet tek një nerv i buzës,
‘më puth, më puth…!’ m’ulërin dëshira.
Zot, të falem, më ruaj nga dehja.
Kurrë s’u puthëm. E mbase më kurrë
s’do ta marrim zjarrin që zgjon Perëndinë;
mua m’i shtrëngon rripat një grua
e mbase ty t’i shtrëngon vidhat një burrë!
Zot të falem, po shkoj e kam ngutje
Ja më merr, ja më lër ta jap atë puthje.
ObserverKult
Lexo edhe:
“NËNËS SIME NUK I SHKRUAJ LETËR”, POEZINË E RIZA BRAHOLLIT E LEXON TEUTA SHAQIRAJ
Nënës sime nuk i shkruaj letër,
Se ajo vetë kurrë s’më ka shkruar
Me zogjtë rri e flet si askush tjetër
I kon dhe me një zë të ngashëruar
S’lë mall e nuk le plagë pa treguar.
“Ta njihnit birin tim…! Si ai s’ka.
Mbi libra nuk mbyll sy, me yjet gdhin.
Kam frik’ se Ynëzot katar m’i dha
të rëndën barë deri në mallkim
Mbi karta të firaksë i vogli im…
Poezinë e plotë dhe interpretimin e gjeni KËTU