E dashur,
sonte do t’i braktis të gjitha kopshtet
që rritur, selitur i kam në vete,
qysh nga koha e ëndrrave.
Do ik,
do mërgoj me mijërat e zogjve të kësaj mbrëmjeje.
Pa asnjë arsye do ik, pa asnjë qëllim.
Shiko si trazohet qielli prej tyre:
vlon, zien, klith, i tëri klith…!
Kush i thërret? Kush i ndjell?
Kush luan me krahët e tyre?
Po me mua këtë mbrëmje?
Sonte e dashur,
do t’i braktis të gjitha kopshtet
do ik përtej dheut, shiut, diellit,
tej, tej… përtej zogjve,
përtej vetes do ik.
*Titulli i origjinalit: “Sonte…”
ObserverKult
Lexo edhe: