Rizbulohet adaptimi sovjet i para 30 vjetësh i librit “The Lord of the Rings”

Një adaptim sovjetik i librave të serisë “The Lord of the Rings” (‘Kryezoti i Unazave’) që ishte menduar se ka humbur në kohë është rizbuluar dhe publikuar në YouTube javën e kaluar.

Ky film i realizuar më 1991 e i krijuar për televizion bartte titullin Khraniteli. Dhe bazohej në librin e parë, Besëlidhja e Unazës.

I transmetuar dhjetë vjet para realizimit epik të filmit të parë të bazuar në librat e JRR Tolkienit. Filmi ka efekte speciale qesharake. Kostume dhe sete të dobëta për nga cilësia e që shihet të jetë realizuar në buxhet të ulët.

Pak e kanë ditur për ekzestencën e tij deri kur pasuesi i Leningard Television, 5TV, përnjëherë e postoi filmin në YouTube javën e kaluar. Ku i ka tubuar 400 mijë shikime./klankosova

LEXO EDHE: “Game of Thrones”, shumë shpejt mund ta shohim edhe në teatër