Robert Aliaj fyen rëndë produksionin e Big Brother

robert aliaj shqiptarët

Hyrja e Sabianit në Big Brother Vip ka ndryshuar dinamikat në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, kryesisht lojën e Kristit dhe Keisit.

Sabiani është shprehur haptas kundër romancës së Kristit me vajzën e tij, Keisin dhe me sa duket këngëtari ka për qëllim të largojë Keisin nga Kristi.

Por çfarë mendon babai i Kristit për hyrjen e Sabianit në shtëpi?

Në një live në rrjetet sociale, Robert Aliaj ka thënë se produksioni e ka fajin për hyrjen e Sabianit në shtëpi, ndërsa ka thënë se ai nuk do të pranonte të bëhej pjesë e lojës.

Sakaq Roberti ka thënë ndër të tjera se përgjegjësia është dhe individuale duke thënë se Sabiani ka dashur të bëjë diçka të tillë, e prandaj ka pranuar ftesën për të hyrë në shtëpi.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë. Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ: MË DHUNUAN 20 POLICË, SHEFI I POLICISË SË BERATIT MË ÇAU FYTYRËN…

Artisti Robert Aliaj Dragot ka rrëfyer një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij duke thënë se e kanë dhunuar në vitin 1991.

Ai kishte shkuar në një koncert recital në qytetin e Beratit, ku tentonin ta nxirrnin me zor.

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kisha të ftuar Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik…

Tekstin e plotë e gjen KËTU