Robert Aliaj “godet” Ronela Hajatin: Jepni fund metodave korruptive alla shqiptarçe…

Këngëtari Robert Aliaj ka reaguar po ashtu ashpër ndaj performancës së Ronela Hajatit në “Eurovision”.

Përmes një postimi në Facebook, Aliaj thotë se ka ardhur koha t’i jepet fund metodave korruptive alla shqiptarçe në festivalin kombëtar dhe të mos lejohen më performanca të tilla përfaqësuese, të cilën e cilëson vulgare.

Postimi i plotë i Robert Aliaj:

Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu…ti”, acarohet këngëtarja shqiptare.

Ky nuk është komenti im, është koment i një reviste frankofone dhe nuk është i vetmi.

Koha që RTSH të marrë përgjegjësitë e veta dhe ti japë fund metodave korruprive alla shqiptarçe në lidhje me përfaqësimin tonë në Eurovizion. Sot në një tjetër radio prestigjoze flamandofone spikeri duke komentuar Eurovizionin. U shpreh që nuk do të dëshironte që performancën shqiptare ta shikonin fëmijët e tij duke e komentuar atë si një përfaqësim të papërshtatshëm dhe vulgar.

Stop me qokat dhe nivelin skandaloz të festivalit të këngës shqiptare, ngjarjes më të madhe muzikore të vendit. Koha për ndryshim.

Unë dua të besoj që duke filluar nga edicioni i këtij viti. Festivali i këngës në radio-televizion ti nënshtrohet një reformimi të thellë, gjithpërfshirës dhe të sinqertë.


Lexo edhe:

SHQIPËRIA NUK SHKON NË FINALE, JA LISTA E PLOTË E VENDEVE TË KUALIFIKUARA NË EUROVISION

Ronela Hajati me këngën “Sekret” nuk u kualifikua në finale.

Ronela ndezi skenën, por Shqipëria nuk arriti dot të kalojë në finale.

Votimi ishte i hapur gjatë gjithë mbrëmjes.

Shtete të ndryshme kanë pasur mundësi të votojnë për performancën që u ka pëlqyer më shumë.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte performanca në skenë.

Me një koreografi të kujdesur deri në detaje këngëtarja kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm.

Lista e plotë e finalistëve:

Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Holanda.

ObserverKult