Robert Aliaj mesazh politikës: Shporruni vetë dhe jo filmat e komunizmit!

robert aliaj

Kantautori Robert Aliaj thotë se është e nevojshme për shoqërinë shqiptare që të pastrohet politika.

Aliaj deklaron se politika nuk është e interesuar për të bërë asgjë, madje as dekomunistizimin.

“Televizioni po i shfaq këto filma. Po i referohem televizionit se është televizioni që i shfaq. Në do bëhet çështje filmi, ka çështje më të mëdha. Ne jemi duke dënuar aktin, jo kriminelin. Nuk po merremi me ata që vendosën demokracinë dhe ishin të gjithë komunistë. Problem për shoqërinë shqiptare është të pastrohet politika. Të shporren njerëzit të cilët na e kanë nxirë jetën. Politika nuk ka interes të bëjë asgjë”, theksoi ai.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në kuadër të nismës për dekomunistizimin.

Qëllimi i projektligjit, është që filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist të ndalohen në vend.

ObserverKult

Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ: FIGURAT PUBLIKE JANË KATEGORIA MË E PËSHTIRË DHE E KORRUPTUAR E SHOQËRISË SHQIPTARE

Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi, pa dashur ta ekzagjeroj, janë kategoria më e pështirë dhe e korruptuar e shoqërisë shqiptare. Kjo specie nuk është përfshirë asnjëherë në ngjarjet e mëdha dhe vështirësitë që ka kaluar Shqipëria, është specia më hileqare e oportuniste që ekziston, që si ushqim kryesor shpirtëror e material ka publikun, pa të cilin nuk i mbetet më asnjë vlerë.

Nga Robert Aliaj Dragot

Që sa herë e ndien detyrimin e përfshirjes në përkrahje të interesave publike, thotë: nuk merrem me ‘k’si gjojnash, shoh punën time’. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe që do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështetej në angazhimin e tyre.

Kjo kategori delirantësh egoistë është e fiksuar pas praktikave joetike, që eklipsojnë interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualete. Ekspozimi i vetvetes dhe i seksualitetit të tyre, pozimi si ‘imbecilër’ dhe postimi i fotove intime në rrjet, ka çorientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili, për hir të së vërtetës, nuk di çfarë kërkon.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult