Në emisionin “Aldo Morning Show” kohë më parë u fol për temën “të jesh spiun, je i mirë apo i keq në sy të shoqërisë?”
Në një video online ka qenë edhe artisti i njohur, Robert Aliaj, i cili tregoi se në kohën e komunizmit ai shpesh përfundonte në Rajonin e Policisë dhe e rrihin sepse këndonte.
Robert Aliaj: Unë jam spiunuar shumë herë, në rajonin e policisë më çonin shumë shpesh, unë paraqitesha për të ngrënë dajakun tim.
–Kur thua dajak e ke në kuptimin figurativ?
Robert Aliaj: Dajak, dru isha shumë i ri sepse unë këndoja. Mbyllnim me batanije dritaret dhe ishim rreth shoqëror i ngushtë, goca, çuna bënim party.
–Për çfarë moshe bëhej fjalë?
Robert Aliaj: 18 vjeç. Shteti kishte qejf të të rrihte. Edhe tek një rreth i ngushtë merreshe vesh se çfarë kishim bërë ne të tjerët. Këndonim këngë italiane, amerikane.
–Pra ti haje dru se këndoje këngë, jo se kishe pirë?
Robert Aliaj: Jo, jo fare sepse në party këndohej, krijohej një atmosferë që ishte nuk lejohej.
– Sa herë të kanë rrahur në polici?
Robert Aliaj: Shumë herë, u bë si gjë e zakonshme kjo gjë. Mua duhet të ma fusje plumbin nëse doje të më ndaloje, shpëtova. Isha njeri që flisja, e për këtë spiunohesha.
Kur këndoja në estradën e shtetit me cirkun, largohej e gjithë orkestra. Iknin dhe ma kanë thënë vonë në demokraci ne kur vije t’i largoheshim që mos futeshim në burg se quheshim dëshmitarë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT ALIAJ TREGON PSE VESH FUNDE E FUSTAN: KAM 12 VITE QË E BËJ. SHKËPUTEM NGA LLUMI!