Robert Aliaj zbulon arsyen pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë

Thonjë e lyer me ngjyrë të zezë është një nga elementet më identifikuese të Robert Aliajt, pas syzeve dhe bastunit. I ftuar në “Rudina”, ai tregoi se arsyeja pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë ka të bëjë me patriotizmin.

Teksa diskutonin për lulen e shqiponjës, si një lloj identiteti në shtëpitë e shqiptarëve, Aliaj tregoi se prej kohësh mban unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.

“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër.

Por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë,” tha ai.

“Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma (e saj). Pse themi shqiponja grabitqare?

Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një “sport” nacional identitar, siç kanë skocezët fundin,” shtoi më tej./TvKlan

ObserverKult


robert aliaj shqiptarët

Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ FYEN RËNDË PRODUKSIONIN E BIG BROTHER

Hyrja e Sabianit në Big Brother Vip ka ndryshuar dinamikat në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri. Në theks të veçantë lojën e Kristit dhe Keisit.

Sabiani është shprehur haptas kundër romancës së Kristit me vajzën e tij, Keisin, Me sa duket këngëtari ka për qëllim të largojë Keisin nga Kristi.

Por çfarë mendon babai i Kristit për hyrjen e Sabianit në shtëpi?

Në një live në rrjetet sociale Aliaj ka thënë se produksioni e ka fajin për hyrjen e Sabianit në shtëpi. Ndërsa ka thënë se ai nuk do të pranonte të bëhej pjesë e lojës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult