Aktori i njohur, artisti i merituar dhe “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtimin për humbjen e regjisorit Muharrem Fejzo.
Ndrenika tregoi për “News24” se e ka njohur Fejzon që fëmijë dhe se e kishte zili teksa luante në teatër. Ai e kujton me respekt punën me regjisorin e mirënjohur.
“E njoha Fejzon që kur isha fëmijë. E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili. Me Fejzon kam qenë te filmi ‘Kapedani’. Kujtoj me respekt punën me Muharrem Fejzon. Punova me Fejzon edhe te ‘Fije që priten’. Humbja e Fejzos, humbje për artin. I shpreh ngushëllime familjarëve të Fejzos!”, deklaroi ndër të tjera Ndrenika./BW