Aktori i madh Robert Ndrenika ka treguar një histori nga jeta e tij.
Pak kohë më parë, në një dëgjim publik, ai tregoi se si i morën shtëpinë gjatë qeverisjes së parë të socialistëve.
Jo vetëm kaq, por ai tha se ministri i Rendit i atëhershëm, Petro Koçi, e kishtë përcjellë, duke mos ia zgjidhur hallin.
“Por, kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat-publik, ka hile brenda. Kam vuajtur shumë se e dhashë shtëpinë, dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqeve. Njërën hyrje ma pushtuan me bodigardë.
Vajta te ministri i Brendshëm, shoku Petro Koçi, që s’ma vari fare, kupton. Jam kundër partneritetit publik privat”, tha ai.
Edhe pse ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, Robert Ndrenika jeton në një shtëpi modeste.
I vetmi përfitim që ka pasur ai, por dhe artistët e tjerë, janë mirënjohja e publikut. Pasi materialisht, askush prej tyre nuk ka fituar pothuajse asgjë./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
PREJ 6-8 SHKURT, JU MIRËPRESIM NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS!