Robert Ndrenika: Si më morën shtëpinë dhe ministri i Rendit më nxorri nga zyra e më përplasi derën

Robert Ndrenika deputet

Aktori i madh Robert Ndrenika ka treguar një histori nga jeta e tij.

Pak kohë më parë, në një dëgjim publik, ai tregoi se si i morën shtëpinë gjatë qeverisjes së parë të socialistëve.

Jo vetëm kaq, por ai tha se ministri i Rendit i atëhershëm, Petro Koçi, e kishtë përcjellë, duke mos ia zgjidhur hallin.

“Por, kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat-publik, ka hile brenda.

Kam vuajtur shumë se e dhashë shtëpinë, dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqeve.

Njërën hyrje ma pushtuan me bodigardë.

Vajta te ministri i Brendshëm, shoku Petro Koçi, që s’ma vari fare, kupton.

Jam kundër partneritetit publik privat”, tha ai.

Edhe pse ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, Robert Ndrenika jeton në një shtëpi modeste.

I vetmi përfitim që ka pasur ai, por dhe artistët e tjerë, janë mirënjohja e publikut. Pasi materialisht, askush prej tyre nuk ka fituar gjë./vjosa.net

ObserverKult


Robert Ndrenika deputet

Lexo edhe:

ROBERT NDRENIKA RRËFEN KOHËT E VËSHTIRA NË DIKTATURË: PUNOJ MIRË NGA FRIKA…

Aktori i mirënjohur shqiptar, Robert Ndrenika, sot, feston 80-vjetorin e lindjes. Me anë të një statusi në rrjete sociale, ai i drejtohet gazetares së “News 24”, Fatmira Nikolli, duke treguar dy anekdota nga jeta e tij.

E para kishte të bënte me faktin kur duhej të priste në radhët e gjata të ushqimeve në kohën e regjimit komunist, e se si familjet e dëshmorëve arrinin të pozicionoheshin më mirë në radhë.

Ndërsa një anekdotë tjetër, kishte të bënte me dy momente kur aktorit i është dashur të reagojë.

“Gazetares Fatmira Nikolli! E dashur mikja ime Fatmira…Këto ditë ti më kujtove se unë paskam 80 vjetorin e lindjes…shumë shpejt kaluan këto vite…

Sikur ka qenë dje më duket dita mbas luftës dytë. Isha fëmijë kur mëma më linte të mbaja radhën për ushqime…

Mbesa ime Ana nuk e di…po ti a di se ç’është radha e ushqimeve ???

Pra ku e lamë…te radha…një burrë…një grua…një familje dëshmori…Nga që kisha zili këta që ishin familje dëshmori se i mirrnin ushqimet më shpejt erdha në shtëpi dhe i thashë babait…Pse nuk u bëre dhe ti dëshmor???

Babai më tha një nga ato llafet që i quanim të pista dhe unë nuk e zgjata! Eh moj Fatmira…12 vjeç isha kur na vdiq J.Stalini dhe në sheshin Skënderbej ramë gjunjë…ndërkohë unë u ngrita për të parë se ç’bëhet ??!!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult