Buzëqesh gjithmonë, qesh, qesh, madje bëji të mendojnë që je i çmendur, por kurrë i trishtuar.
Nga Roberto Benigni:
Qesh, edhe nëse bota po të shembet nën këmbë…, vazhdo të qeshësh.
Disa njerëz jetojnë për buzëqeshjen tënde.. dhe disa të tjerë do të nxihen kur të kuptojnë që nuk arritën ta shuajne atë!
…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë…
Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për atë që jep.
Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet e dëgjuara, në boshllëqet e mbushura, në buzëqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar.
Jeta është e bukur kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…”
Përgatiti: ObserverKult
————————————————-
Lexo edhe: