Roland Harwood, shkrimtari i veprave që u përjetësuan edhe në film

Sir Ronald Harwood – dramaturgu dhe skenaristi i njohur më së shumti për “The Dresser” dhe skenarin e tij që ia solli “Oscarin” në filmin “The Pianist” – ka vdekur në moshën 85-vjeçare, shkruan BBC. 

Harwood, që ka shkruar libra të ndryshëm dhe drama të tjera të suksesshme si “Quartet”, ka vdekur në shtëpinë e tij në Sussex.

Agjentja e tij, Judy Daish, ka thënë se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore të martën.

Në një deklaratë ajo ka shtuar: “E shoqja e tij ka vdekur më 2013 dhe Sir Ronald është trashëguar nga fëmijët e tyre Antony, Deborah dhe Alexandra”.

Vepra e tij më e vlerësuar ishte “The Dresser”, një dramë mbi një aktor të moshuar shakespeareian dhe floktarin e tij që mbështetet në përvojën e tij si floktar për aktorin, Sir Donald Wolfit.

Fillimisht e inskenuar më 1980, ai u bë një film i suksesshëm tre vjet më vonë, duke pasur si interpretues Albert Finneyn dhe Tom Courtenayn, që ishte nominuar për “Oscar” për aktorin në rol kryesor, transmeton ‘koha.net’.

Por Harwood, që ka lindur në Afrikë të Jugut dhe është vendosur në Britani në fillim të viteve ’50, ka thënë se është çuditur nga suksesi i dramës dhe filmit. Duke folur për të, Harwood para katër vjetësh kishte thënë: “Nuk kam ide se cili është apeli i tij i fundmë, vërtet nuk kam”.

“Ishte suksesi im i parë i madh, me siguri, dhe e dua e jam krenar për të, por më çudit popullariteti që ka. Jam ende krenar për lidhjet dhe ndjenjën brenda dramës, është një dramë mbi emocionin; nuk është dramë për trurin, është për zemrën, dhe kjo është pse e dua”.

Harwood ishte nominuar për skenarin më të mirë për “The Dresser”, por iu desh të priste 20 vjet të tjerë para se të merrte statujëzen për veprën e tij në filmin e Roman Polanskit, “The Pianist”.