Roland Tasho: Si e binda çiftin Kadare të vishen me kostum tradicional, kur pa Helenën me xhubletë, Ismaili e mori këtë vendim

Fotografi Roland Tasho veçoi si një ndër personazhet që i kanë lënë më shumë shije kur e ka fotografuar shkrimtarin e madh, Ismail Kadare.

Ai zbuloi në emisionin “Pas Mesnate”, se Kadaren e ka takuar në Paris dhe aty u bën dhe miq. Madje bënin biseda nga më të ndryshmet. Sipas Tashos, Kadareja ndihej shumë keq për situatën në Kosovë në atë kohë dhe e përjetonte shumë.

“Nga artistët që kam takuar dhe më kanë lënë shije është Kadareja. U afrova çik më gjatë dhe takoheshim në Paris. Për çudi unë vlerësimin më të madh për Kadaren e kam nga Franca se aty e vlerësonin më shumë, e respektonin shumë. Bisedat me të i mbaj mend shumë mirë, aq sa i matur, aq kurioz ishte, pyeste për Shqipërinë për çdo gjë.

Ka qenë në ’97 dhe pastaj në ’98-’99, unë shkoja më shumë. Ajo që më bëri përshtypje është se luftën e Kosovës, ai e ndjente aq shumë sa unë i thoja ti je nga Kosova apo nga Gjirokastra, e shprehte shumë…”.

Më tej, Tasho tha se ka plotësuar dëshirën e tij më të madhe, pasi ka fotografuar Kadarenë të veshur me xhubletë. Tasho ka treguar se ishte Helena ajo që e veshi e para dhe Kadare u bind pas saj.

“Së fundmi, unë te ky cikli me kostume shqiptare nuk kam veshur shqiptar, me përjashtim të ndonjë miku ose shoku, kam vetëm ambasadorë. I vetmi që unë do të doja që të kisha ishte Ismaili dhe e arrita.

E fotografova në shtëpinë e tij. Ai nuk e kishte në fillim me qejf, por unë bashkëpunova me Helenën. Unë këtë gjë e quaj arritje pasi kisha parasysh dy personazhe, Konica që është veshur dhe është futur në Kongresin Amerikan dhe kisha dëshirë të madhe të fotografoja dhe Kadarenë kjo që unë realizova, por që do të pritet një moment për ta nxjerrë, edhe Helenën e vesha me një xhubletë.

I pëlqeu Helenës, më pas u vesh dhe Kadareja, por ky i fundit nuk e ka parë fotografinë”.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

/abcnews.al/ ObserverKult


Lexo edhe:

“ISMAIL KADARE KURRË NUK DORËZOHET… E RISHIKON ME LUPË VEPRËN E TIJ”

Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, ka dhënë një intervistë me Anisa Ymerin në RTSH ku ndër të tjera ka theksuar dhe karakterin e veçantë të shkrimtarit.

Ai ka folur për tendencën e tij për të shikuar “me lupë” të gjithë veprën e tij.

“Kjo që ju kapët është diçka që nuk mund ta thuash për çdo autor në fakt. Kadare mund të jetë kampioni i shkrimtarëve.Mbase në botë i cili e rishikon veprën para se të dali pafund.

Madje ne kemi pasë gjithmonë probleme se kanë koinçiduar librat e tij të rinj të dalë në panair. Dhe kanë dalë pothuaj ditën e fundit të panairit.

Gjithmonë pra ne e kemi pasur problemin që t’i nxirrnim për lexuesit. Kadareja kurrë nuk dorëzohet.I rishikon pafund dhe sidomos unë këtë e kam ndjerë kur ne bëmë veprën në njëzet vëllime.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult