Roland Trebicka u lind në Korçë më 17 janar 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.
Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktorë të tjerë të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.
Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime televizive dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)… tek “Një burrë me trandafil”.
Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti).
Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushkëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet.
Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. U nda nga jeta më 6 mars 2013
Role në teatër
Viti Titulli Shënime
2011 Martesa e avokatit
2010 Berberi i Seviljes
2009 Të gjithë kanë huqe komedi
2009 Kohë për t‘u çmendur
1999 Po vjen ai serial, Jovan Bregu
1998 8 persona plus komedi, Lipin
1990 Valsi i Titanikut dramë, Spirake Nenculesku
1985 Pallati 176 komedi, Jovan Bregu
Role në filma
Viti Titulli Shënime
2011 (?) kërkohet një gënjeshtar komedi
2004 Tifozët serial komik
1996 Gjumi i Gjatë, telekomedi
1984 Ëndërr për një karrige, interpreton Vaskën
1979 Radiostacioni
1978 Koncert në vitin 1936, interpreton Nestin
1961 Debatik, interpreton Kostën /Naishtedikur.com
______________________
Lexo edhe:
AKTORI I “SQUID GAME” ZBULON ARSYEN PSE NUK PRANON TË INTERVISTOHET
ObserverKult