Romani për Skënderbeun që frymëzoi popullin italian në luftën për liri

Antonio Zonkada (1813 1887), ishte romancier dhe profesor italian dhe një administrues i luftës së Skënderbeut.

Lindi në Kordojë të Milanos. Fillimisht ndoqi studimet teologjike. Veshi petkun e priftit por u tërhoq që në rini nga karriera fetare. Mori pjesë në lëvizjen progresiste të vitit 1848, u caktua shef i katedrës në Universitetin e Pavias (1863) dhe shkroi e botoi mjaft studime, novela, poezi, përshkrime e romane historike.

Ka botuar “Kursi i letërsisë klasike”, në 4 vëllime, një anatologji në dy vëllime dhe romanin historik “Skënderbeu-histori shqiptare e shekullit XV”, Milano 1874.

Romani fillon me martesën e Skënderbeut. Në qëndër të tij është Skënderbeu dhe lufta e popullit arbror për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe nderit të tij. Romani frymëzoi popullin italian në luftën për lirinë dhe bashkimin e Italisë, e cila ndodhej ende nën sundimin e huaj.

Ai u tregoi atyre se një popull i vogël në numër, por i bashkuar dhe i vendosur për të fituar lirinë shkatërron fuqinë më të madhe të kohës.

Ashtu siç kishin bërë Skënderbeu me popullin e tij në shek XV duke frenuar superfuqinë më të madhe të globit, Perandorinë Osmane.

Për Skënderbeun ka një admirim të pakufishëm dhe e quan “mburojë të Europës”, “luftëtar i lirisë”, “hero i madh”, “më i madhi kapedan i shekullit”, një nga më të shquarit udhëheqës ushtarakë të të gjitha kohërave, “kampion i lirisë” etj, transmeton ‘konica.al’.

Përshkrimet e vendeve, të disa skenave të familjes, të mikpritjes, të thjeshtësisë, të zgjuarsisë, të shpirtit liridashës, të fuqisë burrërore e të sedrës shqiptare janë mjaft të goditura, të ndjera.

Në atë përshkrim, që është ndoshta pjesa më e bukur e të gjithë romanit në kuptimin artistik, ndihet dhembja e thellë, shenjë e sigurtë e dashurisë së shkrimtarit për popullin trim shqiptar, i cili s’meritonte një goditje të tillë.

“Skënderbeu është një figurë e madhe e historisë botërore me tiparet e një heroi që pushton zemrën dhe imagjinatën e të gjithëve.

Jeta e tij, që nga fëmijeria dhe gjer në vdekje është jashtëzakonisht e pasur me ngjarje të ndryshme që kulminojnë me lavdinë e pavdekshme ndër shekuj.

Historia e Skënderbeut është historia e vetë popullit shqiptar në shek XV, sepse Heroi që udhëhoqi për 25 vjet me radhë në luftë për mbrojtje të lirisë dhe të nderit të Atdheut, zotëron të gjitha vetitë e larta të atij populli dhe shkrihet e bëhet një me të.

Pra kur themi Skënderbeu, kur përshkruajmë luftrat dhe heroizmat e tij, kur kujojmë me krenari epopenë zulmëmadhe skënderiane, ne kemi parasysh masat që qenë faktor i parë e determinonjës i të gjitha fitoreve .

Skënderbeu qe i madh sepse i madh ishte populli që e ndiqte, i madh për zemër, për mendje për trimëri. Lavdia e Skënderbeut është lavdi e vetë popullit shqiptar, sepse atë lavdi e fitoi në fushat e betejave me sakrifica të shumta dhe gjak”.