“Romeo dhe Zhulieta” me padi, kërkojnë 500 milionë dollarë: “Na keqpërdorën, ishim të mitur…”

Yjet e filmit të Franco Zeffirelli të vitit 1968, “Romeo and Zhuliet”, po padisin për skenën nudo që filmuan kur ishin vetëm 15 dhe 16 vjeç.

Olivia Hussey, 71 vjeç dhe Leonard Whiting, 72 vjeç, ngritën një padi në Gjykatën e Lartë të Santa Monica në Kaliforni duke akuzuar “Paramount Pictures” për ngacmim seksual, mashtrim, abuzim seksual dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

Hussey dhe Whiting, të dy britanikë, thonë se Zeffirelli fillimisht u tha atyre se nuk do të kishte asnjë lakuriqësi në film.

Megjithatë, në ditën e fundit të xhirimeve, ata pretendojnë se ai tha se filmi ‘do të dështonte’ nëse ata nuk shfaqnin një skenë nudo.

“Ajo që u tha dhe ajo që ndodhi ishin dy gjëra të ndryshme”, tha Tony Marinozzi, një menaxher biznesi për aktorët, në një deklaratë.

“Ata i besuan Frankos. Në moshën 16-vjeçare, si aktorë, ata morën drejtimin e tij që ai të mos shkelte besimin që kishin. Franko ishte shoku i tyre dhe sinqerisht, në moshën 16-vjeçare, çfarë bëjnë ata?” shtoi Marinozzi në një deklaratë për median.

Padia pretendon se dyshja u filmuan nudo pa dijeninë e tyre dhe tani ata po kërkojnë dëmshpërblim ‘që besohet të jetë mbi 500 milionë dollarë’.

Padia pretendon se Zeffirelli u tregoi aktorëve se ku do të vendosej kamera, por nuk do të filmohej apo publikohej asnjë skenë nudo.

Hussey dhe Whiting menduan se “ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të vepronin nudo siç kërkohej në ditën e fundit të xhirimeve”.

Filmi u publikua në vitin 1968 duke u vlerësuar nga kritikët dhe i dha Zeffirelli një nominim për çmimin Oscar për regjisorin më të mirë.

Ai vdiq në vitin 2019 në moshën 96-vjeçare.

Në një deklaratë për Variety, Solomon Gresen, avokati i çiftit tha se aktorët “ishin fëmijë shumë të vegjël naivë në vitet ’60, të cilët nuk e kuptonin se çfarë do t’i godiste”.

Dyshja thanë se skena u shkaktoi atyre dhimbje afatgjatë financiare, fizike dhe emocionale.

Sipas ankesës, filmi i kushtoi Hussey-t dhe Whiting-ut “një jetë humbje të të ardhurave dhe përfitime të tjera punësimi dhe mundësi pune”.

“Papritur ata u bënë të famshëm në një nivel që nuk e prisnin kurrë, dhe përveç kësaj ata u dhunuan në një mënyrë me të cilën nuk dinin si të vepronin”, tha Gresen.

Dëmi prej 500 milionë dollarësh që dyshja kërkon përputhet me shumën që filmi ka bërë që nga publikimi i tij në 1968./gazetashqiptare.al


Lexo edhe:

HISTORIA SHUMË E DHIMBSHME E DASHURISË SË “ROMEOS DHE ZHULIETËS” NGA KINA

Gjatë një shëtitje të vetmuar pranë një pellgu të kristaltë, një bari pengoi shëtitjen e gruas më të bukur, që ngjante me zanat e dërguara nga qielli.

Ajo hoqi rrobat, hodhi fustanin e saj nga mëndafshi në tokë dhe u fut në ujrat e kristalë. Për të filluar lojën me të, ai i vodhi rrobat asaj dhe e la lakuriq. Këtu edhe fillon historia e tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult