Ronela Hajati në një intervistë ka folur për edicionin e fundit të Festivalit të RTSH-së. E ftuar në “Why Not”, ajo u shpreh se ende nuk e di arsyen se përse nuk e thirrën në event, që sipas saj iu duk si “larje goje pa kolinoz”.
Ajo shton se duhet të ishte e ftuar, duke qenë se ishte fituesja e një viti më parë.
“Nuk e di arsyen pse nuk më thirrën, mua më thirrën për të dhënë çmimin natën finale. Por unë nuk mund të jap çmim pa qenë në juri dhe nuk mund të jap çmim pa kënduar. M’u duk si larje goje por pa kolinoz.
Është traditë shumëvjeçare, kushdo që të jem duhet të isha. Më shumë për qejf se unë nuk fitoja dhe as humbisja asgjë.
Nuk dua të mendoj që është kjo Arbana pas kësaj se nuk e njoh personalisht, as më ka bërë gjë, as i kam bërë që të them mund të ketë ndonjë hatërmbetje apo inat të vjetër.
Mendoj se ajo është tepër profesioniste, e rrahur në punë gjatë gjithë kohës me njerëz dhe sjelljet burokratike në media sa të bëhet aq e vogël që mos të më ftojë mua.
Nuk mendoj se është kjo. Mund të ketë qenë një lloj vendimi që mbase dhe se kanë menduar. Këtë vit ka qenë Festival i përmasave gjigande dhe nuk kanë pasur mbase kohë të mjaftueshme për të menduar”-tha Ronela. /Bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
RONELA HAJATI SHPËRTHEN NDAJ FESTIVALIT DHE RTSH-SË: MEDIOKËR, NEVERI, KËLLIRË
Revoltohet Ronela Hajati
Një prej traditave të Festivalit të Këngës, sidomos vitet e fundit, ka qenë hapja e eventit muzikor me këngën fituese të edicionit të kaluar, që njëkohësisht ka qenë edhe kënga e cila na ka përfaqësuar në Eurovizion.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult